Drogë dhe vjedhje/ 9 të arrestuar në Itali, mes tyre edhe shqiptarë

Drogë dhe vjedhje/ 9 të arrestuar në Itali, mes tyre edhe shqiptarë

23:40, 01/11/2019
A+ Aa A-

Policia italiane ka arrestuar mbrëmjen e djeshme 9 persona me akuzën se shpërndanin lëndë narkotike në “Torino Music Festival”.

Mes të arrestuarve në Lingotto Fiere ishin edhe dy të rinj marokenë të moshës 21 dhe 19 vjeç, të cilët akuzohen se kanë kryer të paktën 3 grabitje.

Ndërsa 5 të tjerë u arrestuan për posedim droge, me stë cilëve një 32-vjeçar italian.

Një 21-vjeçar dhe një 20-vjeçaru kapën po ashtu me lëndë narkotike (amfetamina, kokainë, ekstazi, heroinë dhe marihuanë) si dhe 650 euro cash.

Dy të rinj të tjerë, të moshës 23 dhe 19 vjeç, kishin 17 doza me vete, tre amfetaminë dhe kokainë, dhe më shumë se 900 euro cash.

Ndërkohë, një shtetas shqiptar 25-vjeçar, nga ana tjetër, u arrestua për shkak të rezistencës ndaj policisë.

Dy të rinj të tjerë u proceduan penalisht në gjendje të lirë, po ashtu për shpërndarje droge.  

Në festë gjigande, të organizuar në qytetin verior të Italisë, morën pjesë më shumë se 10 mijë veta.

https://cronachedi.it/2019/11/01/torino-9-arresti-al-festival-droga-rapine-e-spray-urticante/

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco