Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

VIDEO/ Aksidenti te 'Shkëmbi i Kavajës', ky ishte i dyti për viktimën, injoronte mbikalimin

VIDEO/ Aksidenti te 'Shkëmbi i Kavajës', ky ishte i dyti për viktimën, injoronte mbikalimin

20:28, 20/10/2019
A+ Aa A-

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e sotme te Shkëmbi i Kavajës, ku një automjet ka përplasur një këmbësor.

Dyshohet se këmbësori i ka prerë rrugën makinës, ndërsa sipas Policisë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

"Më datë 20.09.2019, rreth orës  18:30, në autostraden Kavajë - Durrës, te Shkëmbi Kavajës, mjeti tip "Volkswagen" me drejtues shtetasin D. Gj., ka aksidentuar këmbesorin shtetasin R.D., rreth 80 vjeç, i cili ka ndërruar jetë. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar  në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme", njoftoi policia.

Sipas asaj që mëson Syri.net, aksidenti ka ndodhur 50 metra larg një mbikalimi, por viktima, sipas banorëve të zonës, refuzonte të kalonte mbi të.

Ai  është aksidentuar edhe një herë tjetër, por kishte mundur ti mbijetonte. Fatkeqësisht këtë herë rezultoi fatal. /Syri.net

Pamje nga vendi ku ndodhi aksidenti:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco