Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Konsumonte drogë në lokal tallavaje, arrestohet i riu

Konsumonte drogë në lokal tallavaje, arrestohet i riu

11:51, 12/10/2019
A+ Aa A-

Një 25- vjeçar ra në prangat e policisë pasi iu gjetën disa doza kokainë në një lokal tallavaje.

Policia u vu në lëvizje pas informacioneve se në lokalet e Shkozetit shpërndahej dhe konsumohej lëndë narkotike.

Në momentin e arrestimit, 25- vjeçari E.K. po konsumonte kokainë pasi iu gjetën edhe një kapak metalik me mbetje të kokainës e kartëmonedha në formë tubi, me anë të cilave ishin konsumuar.

Pronari i lokalit S.M. 27 vjeç me banim në Durrës,  do të procedohet në gjendje të lirë për veprën penale " Përshtatja e lokalit për përdorim droge".

Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme, ku personi E.K. do të dënohet për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" .

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco