Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

Shqiptari e bën ‘baltë’, ja pse po e largojnë pas 40 vitesh nga Zvicra

Shqiptari e bën ‘baltë’, ja pse po e largojnë pas 40 vitesh nga Zvicra

08:59, 06/10/2019
A+ Aa A-

Një shqiptar nga Kosova që jetonte në Zvicër prej afro 40 vitesh është detyruar nga autoritetet e këtij vendi të kthehet në vendlindjen e tij.

‘Aargauer Zeitung’ shkruan se shqiptari kishte shkuar në Zvicër në moshën 5 vjeçare bashkë me nënën dhe motrën e tij, ndërkohë që tashmë është  baba i dy fëmijëve

Arsyeja e dëbimit të tij nga Zvicra është rënia në vazhdimësi në kundërshtim me ligjin.

Kosovari mësohet se ka marrë pjesë në disa vjedhje të makinerisë ndërtimore me vlerë prej rreth 230 mijë frangash dhe ka shitur në Kosovë elektroshtëpiake të vjedhura në Zvicër.

Veç këtyre ai ka qenë i përfshirë në tregtinë e 53 kilogramë drogë të llojit marijuanë.

Gjykata e Qarkut e Badenit e kishte dënuar atë në muajin prill të vitit 2005 me pesë muaj e gjysmë burg ndërsa në vitin 2014 me katër vite e 9 muaj burg.

Ndërsa Gjykata e Lartë (Kantonale) e Aargaut ia kishte ngritur dënimin e fundit për edhe një vit.

Tashmë 45 vjeçari duhet ta mbarojë vuajtjen e dënimit me burg jo më parë se në vitin 2021.

Menjëherë pas vuajtjes së këtij dënimi, siç edhe ka vendosur tashmë Zyra për Migracion e Aargaut, ai duhet te largohet nga Zvicra.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ibn Haldun06/10/2019 09:38

me magjine asociohet gjithcka qe ka lidhje me superman dhe nr.666

Ibn Haldun06/10/2019 09:29

dragonjte, gjarperinjt, krokodilet(te Nilit sidomos), dhe zvarraniket ne pergjithesi asociohen me xhindet dhe magjine. Po keshtu emri Moisi, Musa, Moshe, Faraon, Firaun, Piramide, Egjipt, shkop, paterice. Molla, Adami, Eva, balta, dheu asociohen me shendetin e persosur dhe te pakontaminuar. Po keshtu edhe fjala bio, natyral, organik, nr.444, 4, 44, ose shume katra rresht. Gjate gjithe ketyre viteve me kane ngopur me shenja qe sipas tyre duhet te me shkaktonin frike dhe ankth por qe ne fakt me kane dhene siguri dhe qetesi. Por batchi i shenjave eshte pasuruar dhe updatuar.

Shto koment

Denonco