Kush është biznesmeni që u ekzekutua sot, ju hodh në erë makina me eksploziv disa kohë më parë

Kush është biznesmeni që u ekzekutua sot, ju hodh në erë makina me eksploziv disa kohë më parë

08:57, 01/10/2019
A+ Aa A-

Qyteti i Lushnjes është tronditur mëngjesin e sotëm nga një ngjarje e rëndë, ku 35-vjeçari Besmir Hida është ekzekutuar me breshëri automatiku në një lokal, nga persona ende të paidentifikuar.

Bëhet e ditur se Besmir Hida ishte pronar i një pike grumbullimi mjetesh të përdorura në Lushnje. Ndërkohë që emri i tij nuk është i panjohur për policinë, pasi pak kohë më parë 35-vjeçarin kanë tentuar që ta ekzekutojnë duke i vendosur eksploziv në makinë.

Besmir Hida e kishte parkuar automjetin e tij përballë banesës, ndërkohë që shpërthimi i fuqishëm kishte ndodhur kur pjesëtarët e familjes së tij kanë qenë në gjumë.

Vetë Hida deklaroi në polici atë kohë se nuk ka konflikt me askënd. Megjithatë policia e lidhte ngjarjen me punen që kishte Hida, si pronar i një pikë tregtimi për pjesë këmbimi automjetesh.

Si ka ndodhur atentati me eksploziv i disa kohëve më parë

Një sasi tritoli ka shpërthyer dje në një makinë në një lagje periferike të qytetit të Lushnjës. Ndërsa nuk ka pasur të dëmtuar në njerëz, policia lokale deklaron zyrtarisht se bëhet fjalë për një atentat të qëllimshëm. Tritoli ishte vendosur në automjetin e një shtetasi nga qyteti i Lushnjës. Shpërthimi i tritolit ka ndodhur ndërsa automjeti i Besmir Hidës ka qenë i parkuar. Fatmirësisht nuk ka pasur viktima, por vetëm dëme të shumta materiale, jo vetëm në automjetin e shkatërruar plotësisht, por edhe në xhamat e banesave përqark vendit ku dhe ndodhi shpërthimi. Policia lokale ka nisur hetimet lidhur me motivet e shpërthimit, ndërkohë që ende nuk ka deklaruar nëse ka ndonjë autor të dyshuar.

Sipas burimeve zyrtare nga Policia e Lushnjës, shpërthimi ka ndodhur rreth orës 1.00 pas mesnate. Besmir Hida e kishte parkuar automjetin e tij përballë banesës. Shpërthimi i fuqishëm ka ndodhur kur pjesëtarët e familjes së tij kanë qenë në gjumë. Burimet nga vendi i ngjarjes konfirmojnë për gazetën “Shqip” se sasia e tritolit ka qenë e vendosur në pjesën e motorit të automjetit. Policia tha se ka disa të dyshuar për këtë atentat me eksploziv, por nuk ka arrestuar ende asnjë person. Gjatë marrjes në pyetje të të dëmtuarit Besmir Hida, është konfirmuar ndërhyrja e fundit në servis e automjetit, ndërkohë që policia hedh dyshimet e saj se sasia e lëndës shpërthyese ndoshta është vendosur gjatë natës së kaluar. Gjithashtu, Hida ka thënë në polici se nuk ka konflikt me askënd. Policia i lidh dyshimet e saj me profesionin që ka Hida. Sipas burimeve zyrtare të Komisariatit të Lushnjës, mësohet se përgjatë gjithë ditës së shtunë janë marrë në pyetje dhe janë shoqëruar për në komisariatin e policisë shumë të dyshuar, por ende prej saj nuk është marrë masë arresti për ndonjërin prej tyre.

Ekspertët e policisë, të cilët kanë shkuar në vendin e ngjarjes, kanë këqyrur jo vetëm automjetin tip “Volvo” me targa të Lushnjës, që është shkatërruar, por edhe mbetje nga sasia e lëndës plasëse. Sipas ekspertëve, konfirmohet se ka qenë rreth 200 gramë lëndë plasëse e llojit tritol. Burimet policore lidhur me motivin e kësaj ngjarjeje tregojnë për gazetën se “Besmir Hida, banori lagjes Saravë, në periferi të qytetit të Lushnjës, ka një pikë tregtimi për pjesë këmbimi automjetesh. Ndoshta për shkak të konkurrencës në biznes është kryer edhe atentati me tritol. Kjo është e vetmja pistë hetimi”.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco