Detaje të reja, zbulohet lidhja e personave që humbën jetën në aksident

Detaje të reja, zbulohet lidhja e personave që humbën jetën në aksident

19:31, 23/09/2019

Janë zbuluar të tjera detaje nga aksidenti i tmerrshëm që ndodhi mesditën e sotme në aksin Elbasan-Peqin, ku pranë fshatit Papër humbën jetën katër gra dhe u plagosën tre persona të tjerë.

Sikundër është mësuar viktimat e këtij aksidenti tragjik janë Fatime Hoxha, Fatushe Agolli 64-vjeçe, Lume Hoxha 28-vjeçe, dhe Jonida Kotorri 30-vjeç.

Sipas informacioneve viktimat i përkasin të njëjtës familje me origjinë nga Gramshi.

Viktimat kanë qenë në automjetin tip ‘Seat’ që ka përfunduar jashtë rrugës si pasojë e përplasjes.

Familjarët që kanë humbur jetën në aksident jetonin në Durrës dhe ishin nisur drejt Gramshit për të përgatitur ceremoninë mortore për t’i dhënë lamtumirën e fundit bashkëshortit të Fatime Hoxhës (viktimë e aksidentit), por që ky udhëtim rezultoi të kthehej në një mort më vete. Sipas burimeve, Fatushja dhe Fatimja ishin kunata, ndërkohë që Fatushja dhe Jonida Kotorri ishin mbesë dhe teze.

Në aksident janë përfshirë tre automjete një tip ‘Seat’, një ‘Ford’ dhe një Skoda’. Makina tip ‘Seat’ drejtohej nga Gëzim Kotorri i cili ka mbetur i plagosur gjithashtu nga përplasja e fortë.

Shoferi i automjetit Skoda që është përfshirë në këtë aksident quhet Oltion Shehi ndërsa shoferi i tretë i Fordit është E.R. Të tre shoferët janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco