Shtyhet gjyqi i ‘Arbi Garden’, letërporosia mban ‘peng’ procesin në Shqipëri

Shtyhet gjyqi i ‘Arbi Garden’, letërporosia mban ‘peng’ procesin në Shqipëri

10:20, 16/09/2019
A+ Aa A-

Sot ishte parashikuar që të startonte gjyqi në Shqipëri për Arbër Çekajn, i cili akuzohet si i dyshuar për trafikimin e 613 kg kokaine, që u gjetën në një trajler në magazinat e ‘Arbri Garden’ në Maminas, por seanca është shtyrë.

Mediat raportojnë se shkak i shtyrjes është bërë fakti se ende nuk ka mbërritur letërporosia për marrjen në dijeni të Çekajt, për nisjen e procesit gjyqësore ne vendin tonë.

Mësohet se në sallë mungonte edhe avokati i Arbër Çakajt, Maks Haxhia, ndërsa seanca e radhës u la për në 30 shtator, në orën 10:30.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco