Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

Plagosi punëtorin në shtëpinë e tij, kush është autori, tmerri i xhepave në urbanët e Tiranës

Plagosi punëtorin në shtëpinë e tij, kush është autori, tmerri i xhepave në urbanët e Tiranës

12:20, 14/09/2019
A+ Aa A-

Një shtetas i identifikuar si Stefan Agolli ka plagosur mesditën e sotme në shtëpinë e tij, punëtorin të cilin e kishte marrë për të kryer punimet.

44 vjeçari u arrestua nga policia, por ai njihet për precdentë të mëparshëm penalë.

Në vitin 2014, Agolli u arrestua nga Policia pasi kishte kryer më shumë se 10 grabitje në urbanët e Tiranës, duke u kthyer në tmerrin e pasagjerëve.

Ai u arrestua fillimisht në flagrancë pasi 16.06.2014, në orën 17.30, në rrugën “Bardhyl” në autobuzin e linjës së Unazës, i vodhi portofolin, me një shumë prej 7200 lekë, një shtetaseje.

Agolli u kap menjëherë pas ngjarjes në kryqëzimin e “Brrylit” në momentin që do të hidhte në lumin e Lanës sendet e vjedhura.

Ndcërkohë që gjatë marrjes në pyetje u vërtetuan edhe vjedhje të tjera nëpër urbanët e Tiranës.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco