Grabitën me armë 60 mijë euro, arrestohet shërbyesja shqiptare bashkë me nipat

Grabitën me armë 60 mijë euro, arrestohet shërbyesja shqiptare bashkë me nipat

17:03, 11/09/2019
A+ Aa A-

Dy grabitës shqiptarë të cilët kryen një vjedhje të armatosur  4 majin e kaluar në Fiano Romano, janë ekstraduar nga Interpol Tirana në Itali për llogari të drejtësisë italiane.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane që raportojnë  se grabitësit të cilët thyen një kasafortë të vogël u ndihmuan edhe nga bashkëpunëtorë që shërbente në shtëpi me origjinë shqiptare.

Më 4 maj grabitësit rrëmbyen të zotët e shtëpisë burrë e grua dhe nën kërcënimin e armëve i detyruan ata tu tregojnë kasafortën ku mbanin 60 mijë euro si edhe bizhuteri.

Në harkun e katër muajve karabinierët e Monterotondos arrestuan tre shqiptarë, midis të cilëve edhe një grua 49 vjeçare po me origjinë shqiptare.

Të dy grabitësit u kapën në Shqipëri nga Interpol Tirana.

Ata mësohet se janë nipat e gruas shqiptare që shërbente në vilë.

Policia sekuestroi edhe videon e kamerave të sigurisë së banesës ku vihet re që i zoti i vilës dhunohet dhe më pas tërhiqet zvarrë nga banditët e maskuar dhe me pistoleta.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco