Tiranë, kapen duke vjedhur një shtëpi, u zbulohen ‘gishtat’ dhe në 4 banesa të tjera

Tiranë, kapen duke vjedhur një shtëpi, u zbulohen ‘gishtat’ dhe në 4 banesa të tjera

14:17, 04/09/2019
A+ Aa A-

Komisariati nr. 6 i Tiranës ka arrestuar dy të rinj nga Fusha, që ishin duke vjedhur një shtëpi në afërsi të stacionit të autobuzave që nisen për në jug. Në kuadrin e operacionit “Jail”, u arrestuan Xh.H, 22 vjeç dhe B.Z, 22 vjeç, të dy lindur dhe banues në Fushë-Krujë.

Ata u kapën në Tiranë, kur por tentonin të vidhnin banesën e shtetases E. B., në zonën e terminalit të autobusave për në jug. Policia iu gjeti një shumë lekësh të sapo vjedhura në banesë dhe sendet me të cilat kishin thyer derën. Pro, u zbulua se ata ishin autorë edhe të katër vjedhjeve të mëposhtme:

Vjedhjes së banesës me qera të shtetases E. N., të ndodhur më datë 04.08.2019;
Vjedhjes së ndodhur më datë 06.08.2019, ku shtetasit B. K., në rruga “Shaban Bardhoshi” i kanë vjedhur varësen e floririt;
Vjedhjes së banesës së shtetasit B. Sh., të ndodhur më datë 18.08.2019;
Vjedhjes së banesës të shtetasit H. P., të ndodhur më datë 05.07.2019.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco