VIDEO/ Film 'horror': 3 km mes frikës e gjakut, pronari i lokalit mbi makinën në ecje të turistëve spanjollë

VIDEO/ Film 'horror': 3 km mes frikës e gjakut, pronari i lokalit mbi makinën në ecje të turistëve spanjollë

12:11, 17/08/2019
A+ Aa A-

Dalin pamjet e tmerrshme të sulmit ndaj turistëve spanjollë në Porto Palermo nga pronari i një lokali, Mihal Kokëdhima. Pamjet nuk kanë nevojë për koment.

Dje, Policia e Sarandës i ka vënë prangat pronarit të lokalit Mihal Kokëdhimës, 51 vjeç. Kokëdhima akuzohet tani për ‘kanosje’, “dëmtime të tjera me dashje’ dhe ‘shkatërrim prone’.

Kokëdhima, me një agresivitet të parë, sulmoi grupin e turistëve spanjollë që kishin shkuar në lokalin e tij dhe në fund fare, u shkatërroi edhe furgonin me të cilin ata udhëtonin. Ai hipi mbi kofano dhe u godiste me grushta xhamin e përparmë për gati 3 km, skenë kjo që u filmua nga turistët e tmerruar. Skena paraqitet sa qesharake, e pabesueshme, aq dhe tronditëse.

Turistëve nuk u kishte pëlqyer shërbimi në lokalin e tij, ndaj Kokëdhima që s’e ka duruar t’i kthenin shpinën, u është vërsulur atyre në një akt të paprecedentë.

Policia e Sarandës njoftoi se në bashkëpunim me Policinë e Himarës, pas hetimeve të kryera mbi konfliktin e djeshëm në një lokal në Himarë, e kanë arrestuar 51-vjeçarin.

Kokëdhima, për motive të dobëta, ka kanosur me fjalë një grup turistësh spanjollë dhe më pas ka dëmtuar mjetin e transportit privat të tyre. Ai është konfliktuar fizikisht me ta duke u shkaktuar dëme në trup, por më shumë është dëmtuar shtetasia spanjolle K.R.

Klosi, me lule, tek turistët që i rrahën në Himarë: Nuk është në traditën shqiptare të mikpritjes ...

    Këta janë turistët spanjollë, që përjetuan  momente tmerr në një lokal në Porto Palermo, ku nuk u shërbyen si duhet. Mëngjesin e së premtes, tek ata ka shkuar Blendi Klodi, ministri i Turizmit, me një tufë lule në dorë për t'u kërkuar ndjesë për atë sjellje që shokoi mbarë shqiptarët më shumë se të huajt.

    Klosi, krahas fotove të publikuara, shkroi në Fb: "Në mëngjes, me familjen e pushuesve nga Spanja, që dje përjetuan një eksperiencë konflikti në Himarë, që nuk është as në traditën shqiptare të mikpritjes dhe as në kulturën tonë për trajtimin e miqve.

    Por siç e tha edhe përfaqësuesi i familjes Galdon, një njeri i vetëm nuk përfaqëson Shqipërinë, sikundër vlerësoi reagimin e menjëhershëm të autoriteteve dhe interesimin e drejtëpërdrejtë të qeverisë."

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Latif 17/08/2019 14:21

    Pse ndalove, xvarre deri ne Sarande fisq..., atje te ndaloje

    Shto koment

    Denonco