Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

Vidhnin rroba në dyqane e qendra tregtare në Tiranë/ Dy të arrestuar

Vidhnin rroba në dyqane e qendra tregtare në Tiranë/ Dy të arrestuar

17:41, 21/07/2019
A+ Aa A-

Vidhnin rroba në dyqane dhe qendra tregtare në Tiranë, vihen në pranga nga shërbimet e Komisariat të Policisë Nr 2, autorët e vjedhjeve.

Zbardhen dhe disa vjedhje të tjera, ku dyshohet se janë kryer nga  këta shtetas 

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale rrobat e vjedhura.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2,  pas njoftimit të marrë se dy persona  kishin vjedhur disa rroba  në një qendër tregtare në Tiranë, kanë organizuar punën, ku pas  analizimit të pamjeve filmike, dhe kontrolleve të shpejta të ushtruara  në ambientet e qendrës tregtare kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestin në flagrancë të shtetasve:

- F.,T.,34 vjeç, banues në Shkodër, i dënuar më parë për veprën penale  “Vjedhja”. 

- F.,GJ., 41 vjeçe banuese në Kamëz.

Në momentin e arrestimit  këtyre shtetasve , policia ju gjeti dhe sekuestroi edhe rrobat e vjedhura  në njërin nga dyqanet  e qendrës tregtare.

Në  vijim të veprimeve hetimore të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit  u bë e mundur dokumentimi i një sërë vjedhjeve të kryera nga këta persona në dyqane, qendra tregtare dhe  tregje të shumicës, të cilët pasi i vidhnin rrobat, i shisnin në dyqanin e shtetasit F.T në Shkodër.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim në më shumë se një herë,  parashikuar nga neni 134/1 i Kodit Penal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco