Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

U arrestua pas 6 vitesh, si e ekzekutoi me 12 plumba vrasësin e vëllait në Furrën e Bukës

U arrestua pas 6 vitesh, si e ekzekutoi me 12 plumba vrasësin e vëllait në Furrën e Bukës

20:40, 12/07/2019
A+ Aa A-

Policia arrestoi ditën e sotme shtetasin në kërkim Skënder Baku, 53 vjeç nga fshati Luz i Fushë-Krujës, i dënuar me 35 vite burgim në mungesë për vrasje për gjakmarrje.

Prej gati 6 vitesh, Baku kishte mundur ti shmangej drejtësisë.

Ai vrau në vitin 2013 për gjakmarrje shtetasin Lulzim Shera.

Historia e hakmarrjes nis në vitin 1992 kur Lulzim Shera vret në burgun 313 me sende të forta shtetasin Arjan Baku. 

Shera u dënua me 20 vite burg për këtë ngjarje dhe doli nga qelia në vitin 2010.

Gjatë kësaj kohe familjarët e Sherës kishin kërkuar pajtim me familjen Baku, por kjo gjë nuk ishte mundësuar.

Pas daljes nga burgu, Shera ka vazhduar jetën normale, duke punuar si transportues buke nga Fushë-Kruja në Nikël.

Më 01.09.2013, Lulzim Shera në orën 6.00 të mëngjesit ka qenë në një dyqan buke në Fushë-Krujë.

Në këtë moment dy persona e kanë thirrur në emër dhe pasi ka kthyer kokën është qëlluar me 12 plumba duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Nga hetimi u arrit se autorët e krimit ishin Skënder dhe Altin Baku, dy vëllezërit e Arjan Bakut dhe ngjarja ishte hakmarrje për ngjarjen e 1992-it.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco