Arrestohet shqiptari që theri bashkëshorten, ja çfarë tha sot para gjykatës britanike

Arrestohet shqiptari që theri bashkëshorten, ja çfarë tha sot para gjykatës britanike

18:38, 12/07/2019
A+ Aa A-

Një shqiptar i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij më datë 16 qershor të këtij viti, është arrestuar nga policia britanike.

I ndaluari është 45 vjeçari, Fatos Xheta, i cili vrau gruan e tij Safie Xheta, 35 vjeç, e cila u gjet në banesën e saj e pajetë më 17 qershor.

Pas hetimeve të para autoritetet arritën në dyshimin se vrasja ishte kryer nga bashkëshorti i saj

Ditën e sotme Xheta ka dalë para një trupës gjykuese të Oxford, ku edhe pse ka pranuar se ai është shtetasi Fatos Xheta, nuk ka pranuar akuzën e vrasjes.

Data e fillimit të gjyqit është caktuar për në 2 dhjetor, por ai do të dalë sërish para trupës gjyqësore më 29 gusht, ku do të lexohet aktakuza.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco