Shtyhet sërish seanca gjyqësore/ Çfarë po ndodh me çështjen ‘Shullazi’?...

Shtyhet sërish seanca gjyqësore/ Çfarë po ndodh me çështjen ‘Shullazi’?...

18:00, 18/06/2019

Çfarë po ndodh me Shullazin? A po përgatit lirimi i tij? A po shkon procesi gjyqësor në të njëjtën rrugë që ndoqi Dritan Dajti. Sot për sot, në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda, ndodhet vetëm një dosje që ka interes publik dhe ajo është e grupit kriminal të Emiljano Shullazit. Por për të 12 herë procesi gjyqësor kundër Shullazit dhe katër anëtarëve të tjerë, është shtyrë duke mos pasur asnjë mundësi që procesi gjyqëosr të zhvillohet.

Vendimi i Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda për pranimin e kërkesës së të pandehurit Blerim Shullazi për përjashtimin e kryesueses së trupës gjykuese, Saida Dollani, në çështjen ndaj tij, e ka bërë të pamundur formimin e kolegjit. Për pasojë kjo solli shtyrjen e seancës për herë të dymbëdhjetë të martën.

Tashmë Këshillit të Lartë do ti duhet sërisht të mblidhet për të vendosur emrin e një gjyqtari tjetër, me qëllim formimin e trupit gjykues që do gjykojë grupin e Emiljano Shullazit.

Kujtojmë që Shullazi, është dënuar në Gjykatën e Shkallës së Parë me 14 vite burgim, Gilamdo Dani me 12 vite burgim, Endrit Zela dhe Qyqja me 10 vite burgim dhe Blerim Shullazi është dënuar me 9 vite burgim. Prej tetë muaj, të pandehurit kanë bllokuar procesin gjyqësor, duke nxjerë çfarëdo argument me qëllimin e vetëm për të futur në kolaps gjyqtarët, të cilët kanë firuar njëri pas tjetrit duke dhënë dorëheqjen,duke u shkarkuar nga KPK apo shkarkuar. Kjo situatë është favorizuar edhe nga largimet e gjyqtarëve nga Komisioni i Posaçëm i Apelimit.

Në shumë raste gjykatat përdorin standardin e dyfishtë ku për të pandehurit që konsiderohen “cironka” proceset gjyqësore përfundojnë sa hap e mbyll sytë. Ndërsa për sa i përket të pandehurve që janë pjesë e grupeve kriminale, si Shullazi dhe Dritan Dajti, por edhe persona të tjerë, gjykatat shqiptare në ditët e sotme nuk janë në gjëndje të dalin me vendim, duke shtyrë në mënyrë të vazhdueshme seancat gjyqësore. Vetëm procesi gjyqësor kundër Dajtit zgjati 10 vjet. Ndërkohë në të njëjtën rrugë duket se po hyn dhe procesi gjyqësor kundër Emiljano Shullazit, Gilmando Dani, Blerim Shullazi, Endri Qyqa dhe Endri Zela. Prej 12 seanca me radhë gjyqi kundër të pandehurve është shtyrë duke bërë që gjykata ta ketë të pamundur për të vendosur.

Ndërkohë që herë janë bërë shkak avokatët dhe herë vetë gjyqtarët, kjo pasi nuk është formuar trupa gjyqësore. Në nëntor të vitit të kaluar grupi i Emiliano Shullazi, Gilmando Dani, Blerim Shullazi, Endri Qyqa dhe Endri Zela, u dënua në total nga Gjykata e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda me 55 vite burg. Shullazi, bashkë me anëtarët e tjerë të grupit e apeluan vendimin duke kërkuar pafajësi, ndërsa procesi ka ngecur prej janarit të këtij viti, pasi janë shtyrë 12 seanca,ku e fundit ka qenë në datë 18 qershor 2019.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco