Dhunë në familjë dhe armë pa leje, prangosen dy persona në Kurbin

Dhunë në familjë dhe armë pa leje, prangosen dy persona në Kurbin

08:31, 14/06/2019
A+ Aa A-

Policia e Kurbinit ka arrestuar dy shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale .

Në pranga ka rënë shtetasi P. K., 53 vjeç, banues në Kurbin.Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi në mars të 2017, Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 3 vite e 8 muaj burg, për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja e armëve dhe municioneve luftarake" parashikuar nga neni 278/2 i Kodit Penal.

Gjithashtu po nga shërbimet e Policisë së Kurbinit, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit V. K., 44 vjeç, banues në Kurbin.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi në nëntor 2018, Gjykata Shkallës Parë Kurbin ka dhënë masën e sigurisë "Arrest me burg" për  veprën penale "Dhuna në familje".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco