Kërkohej në Itali për prostitucion, arrestohet me qëllim ekstradimi 42-vjeçari

Kërkohej në Itali për prostitucion, arrestohet me qëllim ekstradimi 42-vjeçari

10:03, 13/06/2019
A+ Aa A-

Një 42 vjeçar me inicialet L.K., banues në Lezhë është arrestuar ditën e sotme pasi rezultonte I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.

Sipas njoftimit të policisë, ndaj 42-vjeçarit, identiteti i plotë i të cilit nuk bëhet I ditur, është arrestuar pasi Gjykata e Trevizo/ Itali, në qershor 2015 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Organizatë kriminale”dhe “Shfrytëzim prostitucioni” .

Operacioni për kapjen e tij me qëllim akstradimi u bë nga Shërbimet e Policisë kriminale të Komisariatit  Lezhë, pas informacioneve të marra dhe një pune të mirë organizuar në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe me Zyrën e Interforcës të Policisë italiane.

Ja njoftimi i Palicisë:

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Kapet dhe arrestohet një tjetër shtetas shqiptar me qëllim ekstradimi drejt Italisë, i dyshuar për përfshirje në  Organizatë kriminale për  shfrytëzim prostitucioni

Shërbimet e Policisë kriminale të Komisariatit  Lezhë, pas informacioneve të marra dhe një pune të mirë organizuar në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe me Zyrën e Interforcës të Policisë italiane, arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

L.K.,42 vjeç, banues në Lezhë

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Trevizo/ Itali, në qershor 2015 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Organizatë kriminale”dhe “Shfrytëzim prostitucioni” .

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco