Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

Rrugët që vrasin, akset ku mungesa e sinjalistikës shkakton aksidente

Rrugët që vrasin, akset ku mungesa e sinjalistikës shkakton aksidente

15:05, 16/05/2019
A+ Aa A-

Mungesa e ndriçimit dhe sinjalistika e dobët janë burimet kryesore të aksidenteve gjithnjë e më të shpeshta në rrugët e vendit, ku humbin jetën çdo vit me dhjetra persona.

Në qytetin e Elbasanit, aksi më problematik ku janë shënuar aksidente të shumta rrugore është rruga kombëtare Elbasan –Librazhd, në afërsi të fshatit të Labinotit.

Ndonëse kjo zonë është tërësisht e banuar dhe me institucione të arsimit 9-vjeçar që gjenden fare pranë rrugës, parametrat e sigurisë ende nuk janë në nivelin e duhur.

Mungesës së sinjalistikës i shtohet edhe shkaku i shpejtësisë tej normave të lejuara, prej nga derivojnë tipikisht aksidentet në Rrugën Shkodër-KryeBushat, si edhe në autostradën Shkodër Hani i Hotit.

Bilanci tragjik i aksidenteve në këto akse në dy muajt e fundit tregon për 5 persona të vdekur, mes të cilëve edhe një grua shtatzënë.

Gjithashtu, edhe qarku i Lezhës mbetet një ndër më të rrezikshmit në rang vendi sa i takon numrit të aksidenteve, që ndodhin për arsye të sinjalistikës së dobët dhe të mungesës së mbikalimeve kryesisht në kryqëzimet, si ai i Rrilës, i Shënkollit, i Blinishtit, i Spitnit, i Patokut, i Dajcit dhe i Shëngjinit.

Ndërsa në qytetit e Fierit, në km e 8-të të aksit nacional Fier- Levan, nis të mungojë ndriçimi në dy pikat më problematike për aksidentet, të njohura ndryshe si ‘kthesa e liqenit’ dhe ‘çesma e Levanit’.

Për arsye të njëjta, një tjetër aks me frekuencë të lartë aksidentesh është Rruga trans-ballkanike e Vlorës, ku në janar të këtij viti, një punonjës i bashkisë duke ngarë me shpejtësi të lartë mori përpara me automjetin e tij 11 makina të parkuara.

Për fat të mirë, aksidenti nuk rezultoi të kishtë pasoja tragjike për shkak se ndodhi në orët e para të mëngjesit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

gramoz16/05/2019 15:15

Kush ta vendose sinjalistiken, qeveria e Ridhjerjes! Qeveria e Ridhjerjes di te vendose vetem taksa. Kan bo noi gjo te mir kjo qeveri ordinere keto 6vjet?! Vetem droge, grabitje dhe burg, burg, burg!

Shto koment

Denonco