7 kg kokainë e 150 mijë euro mes patateve, nga Holanda për Shqipëri

7 kg kokainë e 150 mijë euro mes patateve, nga Holanda për Shqipëri

13:56, 15/05/2019
A+ Aa A-

Dy kamionistë shqiptarë 30 e 44 vjeç u arrestuan në Portin e Barit në Itali me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës. 

Gjatë kontrollit në doganën e portit të Barit në automjetin e tyre që vinte nga Holanda me destinacion Shqipërinë, u gjetën rreth 7 kg kokainë e mbi 150 mijë euro cash.

Kamioni transportonte patate të ngrira nga Hollanda në Shqipëri e tranzitonte përmes portit të Barit.

Lënda narkotike së bashku me paratë ishin fshehur në një vend të modifikuar enkas në kabinën e shoferit. 

Kokaina ishte e konfeksionuar në 6 pako ndërsa paratë cash ishin në bankonota në prerje 20 e 50 euro 

Du shtetasit shqiptarë janë vënë në pranga e janë në dispozicion të autoriteteve gjyqësore italiane në burgun e Barit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

gramoz15/05/2019 17:07

Kan filluar te vijne furnizimet per Ridhjerjen e edvin kokaines. Kujdes! Po afrojne zgjedhjet, mir qe e kan kap italjonet.

Shto koment

Denonco