Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

Ndërron jetë në Letoni ushtaraku Klodian Tanushi

Ndërron jetë në Letoni ushtaraku Klodian Tanushi

22:05, 10/05/2019
A+ Aa A-

Një tjetër lajm i dhimbshëm vjen nga Letonia, ku pas humbjes së jetës së nëntetares Zarife Hasanaj, ka humbu jetën edhe komandanti i batalionit Klodian Tanushi.

Major Kolodian Tanushi, i cili mbeti i plagosur me 6 maj, nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra edhe pse po mbahej nën kontrollin intensiv të mjekëve letonezë.

Lajmi bëhet i ditur nga Ministria e Mbrojtes, që shkruan se major Tanushi humbi jetën pak çaste më parë në spitalin e Rigas në Letoni.

Lajmin prindërve të majorit, që jetojnë në Tiranë ua dhanë Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku dhe zv.shefja e SHPFA, gjeneralë Manushaqe Shehu.

“Një lajm tjetër i dhimbshëm vjen nga Letonia. Komandanti i kontingjentit shqiptar në misionin e NATO “Enhanced Forëard Presence”, major Klodian Tanushi humbi pak çaste më parë betejën e fundit me jetën. Me zemër e me shpirt i gjendemi pranë familjes, bashkëshortes e tri fëmijëve në këtë ditë zije. Do t’ju mungojë atyre, por do të na mungojë të gjithëve ne që patëm fatin ta njohim.Do mbetesh përjetë në mendjen e zemrën tonë Klodi, miku ynë!”shkruan ministrja e mbrojtjes Olta Xhacka.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco