Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Qëlloi me armë, pranga 25 vjeçarit, ja detajet e policisë

Qëlloi me armë, pranga 25 vjeçarit, ja detajet e policisë

09:06, 02/05/2019
A+ Aa A-

Një 25-vjeçar me iniciale P.I ka rënë në prangat e policisë pak pasi qëlloi në ajër me armë zjarri. 

Sipas policisë, i riu  banues në lagjen “Guerile” , është arrestuar pak pasi ka qëlluar në ajër me armë zjarri. Policia menjëherë më pas ka arritur të sekuestrojë edhe armën e tipit kallashnikov.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Shkodër

Falë bashkëpunimit me qytetarët dhe reagimit të shpejtë të Policisë u arrestua në flagrancë një shtetas.

Sekuestrohet arma e zjarrit

Nga shërbimet e Forcës së Posaçme Shqiponja falë reagimit të shpejtë dhe në kohë rekord u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P. I. 25 vjeç, banues në lagjen “Guerile”, Shkodër

Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen “Guerile” Shkodër, ka qëlluar në ajër me armë zjarri, ku menjëhere janë dërguar shërbimet e Policisë ku kanë bërë neutralizimin dhe arrestimin e këtij shtetasi, si dhe sekuestrimin e armës së zjarrit,(një kallashnikov).

Materialet iu referuan Prokurorise së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Prishja e qete?sise? publike” e “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i arme?ve, arme?ve shpe?rthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 274 e 278 të Kodit Penal.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco