Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

 Vrasja e vëllezërve Bilali në Shkodër/ Çfarë u zbulua 3 minuta pas krimit dhe akuza e fortë ndaj …

Vrasja e vëllezërve Bilali në Shkodër/ Çfarë u zbulua 3 minuta pas krimit dhe akuza e fortë ndaj …

22:14, 05/04/2019
A+ Aa A-

Detaje të reja janë zbuluar për vrasjen e dy vëllezërve Bilali në Shkodër. Makina e atentatorëve nuk është djegur plotësisht dhe hetuesit besojnë se kanë gjetur gjurmët  dhe prova të rëndësishme.

Një patrullë policie ka qenë vetëm pak sekonda larg vendit ku u ekzekutuan dy vëllezërit Bilali, në Shkodër.

Tre minuta më vonë ajo gjeti makinën e autorëve në flakë. Por koha e shpejt në vendin e ngjarjes ka bërë që disa pjesë të Benzit të atentatorëve te shpëtojnë pa u djegur.

Kjo u ka dhënë shpresë hetuesve të ngjarjes, të cilët besojnë që do sigurojnë prova shkencore, çka do ti çonte drejt zbardhjes së ngjarjes.

Nga ana tjetër, grupi i hetimit ka marrë informacion se punonjës të policisë së Shkodrës kanë bashkëpunuar me bandat kriminale me qëllim devijimin e hetimeve në lidhje me vrasjet.

Për këtë gjë shërbimet e posaçme po mbajnë në survejim efektivat blu dhe të dhënat hetimore mbi ekzekutimin po ruhen me fanatizëm.

Por pavarësisht hermetizmit të grupit hetimor, ka kaluar një javë nga vrasja e Brahim dhe Astrit Bilalit, dhe autorët nuk janë gjetur.

Shoqërimet në polici kanë qenë të shumta, por dëshmitë e tyre kanë rezultuar pa vlerë.

Bilalët u vranë me 30 mars, sapo dolën nga shtëpia e tyre dhe po shkonin tek motra e tyre. Autori shtiu me automatik nga distanca dhe më pas është afruar dhe i ka qëlluar në kokë.

Mjeti që u përdor në ngjarje, u gjet jo shumë larg vendit të krimit, dhe ishte vjedhur në muajin Dhjetor në lagjen Perash. Brenda tij ishte dhe automatiku. /Abcnews/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t06/04/2019 06:12

A doli ne shtyp qe ka patur bashkepunim me pp dhe se ata jane ne suvejim.vari lesht tani hetimit

Shto koment

Denonco