I ekzekutuan babanë dhe xhaxhanë, Asmer Bilali nga burgu: Lamtumirë kampionë!

I ekzekutuan babanë dhe xhaxhanë, Asmer Bilali nga burgu: Lamtumirë kampionë!

10:50, 31/03/2019
A+ Aa A-

Astrit Bilali që u ekzekutua dje në Shkodër, pronari i Hipodromit, ishte babai i ish-boksierit Asmer Bilali, i cili gjendet në burg, i arrestua si anëtar i grupit kriminal “Bajri” të Shkodrës.

Me Astrit Bilalit, u ekzekutua edhe vëllai i tij, Brahim Bilali, një njeri po ashtu shumë i apasionuar pas hipizmit.

Djali dhe nipi i tyre, Asmeri, nga qelia e burgut, e ka përcjellë këtë tragjedi në familjen e tij me një shprehje: “Lamtumirë kampionë”.

Po ashtu, ai i ka kthyer përgjigje falenderimi të gjithëve atyre që e kanë ngushëlluar për humbjen e dy njerëzve më të dashur dhe ka publikuar të gjitha shkrimet e portaleve mbi vrasjen.

Asmer Bilali u bë i njohur si i përfshirë në grupet kriminale në Shkodër në 10 gusht të vitit 2018, kur mbeti i vrarë Arjan Ferracaku teksa kalëronte. Resorti i kuajve ku u bë atentati i bujshëm është në pronësi të babait të Asmerit, Astritit, i cili mbeti i vrarë në një atentat dje.

Asmer Bilali dhe Ferracaku ishin të afërt dhe dilnin shpesh për hipizëm pasi ishin të apasionuar pas kuajve. Asmer Bilali ishte i pranishëm në momentin e ekzekutimit të biznesmenit Ferracaku me breshëri plumbash dhe policia hodhi atëherë dyshime të forta se në fakt atentatati ishte porositur pikërisht për Bilalin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco