Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Grabitja në Mallakastër, kryefamiljari tregon momentet e tmerrit: Na drejtuan thikën në kokë...

Grabitja në Mallakastër, kryefamiljari tregon momentet e tmerrit: Na drejtuan thikën në kokë...

12:53, 24/03/2019
A+ Aa A-

Kryefamiljari I grabitur me dhunë mbrëmjen e 22 marsit, Përparim Merdani, ka rrëfyer për mediat se në momentin e ngjarjes ka qenë bashkë me nënën dhe mbesën në banesë.

Ngjarja ndodhi në fshatin Greshicë të Mallakastrës.

"Mua dhe plakën na zuri gjumi. Ulëriti mbesa. Na drejtuan thikën në kokë. Më kërcënuan" ka rrëfyer ai.

Sipas Merdanit, kanë qenë tre persona me maska të cilët kishin me vetë një shkop gome, një kriketë të madhe që hap makinat dhe tre thika në dorë.

"Vajtën tek dhoma e mbyllur. Kërkuan çelësin. Ishin 1 milion e 700 mijë lekë. Ja dhamë çelësin. Shqeu derën mori paratë" tregon më tej ai.

Fakti se grabitësit kanë qenë të maskuar ia ka bërë të pamundur identifikimin/

Por duket se grabitja ka qenë e mirëmenduar prej tyre.

"Kanë dëgjuar që kam pasur lekë pasi pak kohë më parë erdhi vëllai nga Anglia dhe la pak lekë për nënën e sëmurë" tha Përparim Merdani.

Ndërkohë që Policia njoftoi mëngjesin e sotëm arrestimin e dy të rinjve dhe shpalljen në kërkim të një tjetri, të dyshuar si autorë të grabitjes. Bëhet fjalë për shtetasit Klejdi Saliaj 21 vjeç dhe Arber Muçaj 22 vjeç, të dy banues në Panahor dhe të dënuar më parë për vjedhje me armë në Greqi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco