VIDEO/ Laboratori Kriminalistik 'han me dy porta'/ Punon ende me sistem rus

VIDEO/ Laboratori Kriminalistik 'han me dy porta'/ Punon ende me sistem rus

16:27, 23/03/2019
A+ Aa A-

Laboratori Qendror i Kriminalistikës, prej vitesh po kalon disa problematika, ku ambientet e papërshtatshme dhe cilësia e ekspertizave dominojnë prej vutesh tashmë.

Prej 4 vitesh, Laboratori Qendror i Kriminalistikës është zhvendosur te ambjentet e Gardës së Republikës, por duket se kushtet për ekspertizë janë të papranueshme.

Drejtori i Policisë Shkecore, Xhevahir Çeloalia kërkon ambiente të reja. Ai u paraqiti deputetëve një ankesë tjetër, raporton A2 CNN.

Ai i referohet kësaj strukture europiane që certifikon laboratorët shtetërorë, por anëtarësimi atje kërkon ambiente, trajnime dhe rezultate të pakontestuara.

Ky laborator punon ende me sistem rus, ndërsa vendet e BE-së janë të integruara në një tjetër sistem.

Menjëherë pas instalimit tek Garda, Policia Shkencore u dogj nga disa llamba kineze, sipas përgjigjes zyrtare, ndërsa demokratët kanë përmendur ngritjen e ndërtesa qeveritare në këto ambiente.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco