Vrasja në Theth, Rudina Xhunga tregon takimin me Nard Polia

Vrasja në Theth, Rudina Xhunga tregon takimin me Nard Polia

10:46, 21/03/2019
A+ Aa A-

Ditën e djeshme në një atentat mafioz, u vra me breshëri plumbash Nard Polia, një personazh i njohur në zonën e Thethit, i cili drejton një prej bujtinave në zonën veriore të vendit.

Polia ka qenë një person mjaft i respektuar në zonë dhe jo vetëm, ndërsa takimin me të e ka rrëfyer dhe gazetarja Rudina Xhunga.

Në një shkrim të saj, Xhunga kujton takimin e vetëm që pati me vëllezërit Polia, kur ishte pjesë e Top Channel, në një shkrim me titull ‘Gjejeni kush e vrau Nardin e bjeshkëve të Nëmura!’.

‘Nuk kanë vrarë thjesht një djalë nga Thethi, kanë vrarë një djalë që identifikohej me Thethin.

Nard Polia ishte pikë referimi për ne, ishte korrieri i Thethit, ishte tregimtari i Thethit, ishte siguria e Thethit, ishte shtëpia në Theth, ajo kulla, era bukë të sapobërë që nuk do jetë më njësoj pa Nardin.

As Thethi nuk do jetë më njësoj, nëse nuk merr Nardin, ti thuash a kalohet, a është bllokuar rruga nga bora, a ka turistë, a ka vend, a presin miq.

Tani do të prehet edhe ai afër Elsie, aty afër kishës, poshtë qiparisave. E vranë sot dhe s’di ç’të thuash, përveçse ai nuk është më dhe qe vetëm 35 vjeç. Nuk di ç’të mendosh veç faktit se ai ndërtonte turizëm në bjeshkë, jo parcela droge.

Kur jeton në kohë të tilla, pas çdo vdekjeje sheh një arsye, që është diku, po ti nuk e di. Se nuk të vrasin kot, thonë.

E pra unë i kam takuar veç një here vëllezërit Polia, kur bujta në kullën e tyre në Theth me ekipin e Top Channel dhe nuk pashë asgjë më shumë, sesa dashuria e tyre pa kushte, për bjeshkët e nëmura’, shkruan gazetarja. /Dritare.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco