Vazhdon 'seriali' në Vlorë: digjet një tjetër makinë, ja ku

Vazhdon 'seriali' në Vlorë: digjet një tjetër makinë, ja ku

07:33, 21/03/2019
A+ Aa A-

Vazhdon seriali i djegieve të makinave në Vlorë. Si çdo javë, edhe këtë të enjte në të gdhirë, një Fuoristradë në pronësi të R.M. u përfshi nga zjarri fare pranë gjykatës së Vlorës.

Sipas disa burimeve jozyrtare, zjarri është vendosur qëllimisht, por Policia nuk e ka përjashtuar edhe mundësinë e një shkëndije elektrike që ta ketë provokuar shpërthimin e tij.

Policia ka nisur hetimet duke marrë në pyetje pronarin e mjetit nëse ka konflikte apo dyshime se dikush mund të hakmerrej ndaj tij ndërkohë që ekspertët po kqyrin mjetin.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ardi21/03/2019 08:29

Eshte kriminale mos veprimi i strukturave te policise per sigurimin e jetes dhe prones se qytetarve te ketij vendi! Policia nuk duhet te jete e fokusuar ne mbrojtjen e kriminelve te udhehequr nga partia e Rilindjes! Polici turpi!

Shto koment

Denonco