Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

Kokainë nga Holanda në Itali, 5 të arrestuar në Shqipëri

Kokainë nga Holanda në Itali, 5 të arrestuar në Shqipëri

14:00, 26/02/2019
A+ Aa A-

Një operacion italian anti drogë ka çuar në pranga edhe 5 shqiptarë.

Arrestimet janë bërë në Tiranë, Durrës dhe Shkodër.

Në një konferencë nga Policia e Shtetit mësohet se arrestimet janë bërë bashkë me Interforcën Italiane, gjatë operacionit të koduar ‘Metropolis.

Në pranga janë vënë:

G.S., 24 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.

S. D., 43 vjeç, lindur në Gërmenj dhe banues në Tiranë.

E.H., 39 vjeç, lindur dhe banues në Shijak/Durrës.

A. M., 32 vjeç,  lindur dhe banues në Shijak/Durrës.

L. P. 35 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër.

Njësia Operative Radiomobile e karabinierëve të Breshias/Itali, në muajin mars të vitit 2015, ka nisur hetimin në lidhje me aktivitetin kriminal në drejtim të importimit në sasi të mëdha të lëndëve narkotike të llojit kokainë, nga Hollanda në drejtim të Italisë.

Në përfundim të hetimeve, Gjykatësi për Hetimet Paraprake i Gjykatës së Breshias/Itali, ka dhënë masat e arrestit ndaj 39 subjekteve.

Në këto masa përfshiheshin dhe shtetasit shqiptarë që ndodheshin në territorin e Republikës së Shqipërisë, të cilët u arrestuan me qëllim ekstradimi për në Itali.

Në përfundim të operacionit të përbashkët ‘Metropolis’ me autoritetet policore italiane, u arrestuan gjithsej 33 persona, nga këta 5 persona në Shqipëri, ndërsa 6 persona të cilët nuk janë kapur ende, janë shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe po vijon puna për kapjen e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco