FOTO/ Moti i keq, policia ndalon qarkullimin e kamionëve

FOTO/ Moti i keq, policia ndalon qarkullimin e kamionëve

18:44, 23/02/2019
A+ Aa A-

Katër kamionë janë përmbysur gjatë ditës së sotme në aksin rrugor Lezhë-Mabe për shkak të motit të keq me erë të fuqishme.

Nga këto aksidente nuk ka pasur të lënduar.

Sipas policisë, në këtë aks rrugor intensiteti i shpejtësisë së erës është shumë i fuqishëm dhe për këtë arsye, Policia Rrugore do të pezullojë lëvizjen e kamionëve me mbulesë deri në një njoftim të dytë, për të evituar aksidentet rrugore.

Policia Rrugore apelon drejtuesit e të gjitha mjeteve që qarkullojnë në këtë aks rrugor dhe në aksin Tepelenë-Fier të ngadalësojnë shpejtësinë dhe të tregohen të kujdesshëm.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco