Atentati ndaj 'Çipurit', pjesë e sagës së hakmarrjes së Llanajve në Vlorë

Atentati ndaj 'Çipurit', pjesë e sagës së hakmarrjes së Llanajve në Vlorë

16:29, 17/02/2019
A+ Aa A-

Një atentat mafioz tronditi paraditen e sotme zonën e "Ujit të Ftohtë" në Vlorë, ku dy të rinj mbetën të vrarë dhe një të tjetër u plagos rëndë. Persona ende të paidentifikuar i dolën në pritë Armando Sulejmanit, njohur me pseudonimin "Çipuri", duke e lënë atë të plagosur rëndë, ndërsa humbën jetën Orest Rexho dhe Arjan Hasani, të cilët janë kunati i 42-vjeçarit Armando Sulejmanit dhe miku i tij.

Një makinë e djegur është gjetur në fshatin Babicë të Vlorës, I cili dyshohet se është përdorur gjatë atentatit.

Brenda mjetit të shkrumbuar policia gjeti tre armë kallashnikovë.

HISTORIA E HAKMARRJEVE

Armando Sulejmanit i është bërë atentat edhe në vitin 2016, teksa hynte në banesën e tij në lagjen "Pavarësia", në qytetin bregdetar, ku i shpëtoi 11 plumbave duke e kapur vetëm njëri prej tyre. Ai njihet si person me precedentë të shumtë penal.

42-vjeçari njihet nga policia si anëtar i bandës së Gaxhait. Ai ishte i dënuar me 20 vite burg për vrasje, ndërsa fitoi lirinë rreth 3 vite më parë.

Në një informacion paraprak për ngjarjen, policia tha se "një grup i posaçëm hetimor u ngrit menjëherë dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e ndalimin e personave të implikuar në ngjarje. Për shkak të hetimeve nuk mund të bëhen të ditura detaje të tjera".

Në janar të këtij viti në një tjetër atentat në Vlorë mbeti i plagosur Mikel Mehmeti nga Selenica e Vlorës, njohur si anëtar i bandës së Llanajve. Llanajt njihen për masakrën e Çolës, ku pas një sherri në kazino në prill të vitit 2015, u vranë 3 të rinj.

Një nga autorët e masakrës është Aleksandër Llanaj, që po vuan dënimin në burg. 

Armando Suljemani, "Çipuri", ka qenë i dyshuar edhe për një atentat të dyfishtë në nëntor të 2018-ës në qytetin e Durrësit.

     

     

     

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Daj Jaku17/02/2019 17:28

    Ky është populli i EDramës në Vlorë që bëri histori?

    Emri 17/02/2019 17:08

    Them se profesioni i psikologut ne vlore do te ecte shume pasi vuajne te gjithe nga semundje te rende mendore dhe anale

    Shto koment

    Denonco