VIDEO/ Ja momentet e shoqërimit të policit që ngacmoi studenten në Shkodër

VIDEO/ Ja momentet e shoqërimit të policit që ngacmoi studenten në Shkodër

18:42, 12/02/2019
A+ Aa A-

Publikohen pamjet nga shoqërimi i efektivit në Shkodër, për ngacmimin e studentes së Juridikut, rast i cili u denoncua nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Efektivi ka dhënë deklaratën e tij për rastin, duke mohuar se ka tentuar të dhunojë apo abuzojë me studenten.

Polici i FNSH-së ka deklaruar se e pëlqente vajzën, por kur ajo e ka refuzuar e ka kapur për krahu dhe vajza është trembur për shkak të armës së shërbimit që mbante efektivit.

Sipas informacioneve më të fundit, bëhet fjalë për një punonjës policie të moshës rreth 25-26 vjeç, ndërsa ky rast vjen një ditë pas publikimit të një videoje në media, ku një efektiv policie ngacmonte seksualisht një 15-vjeçare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco