6 gra të vrara në 1 muaj, shoqatat: Të vendoset dënimi me vdekje

6 gra të vrara në 1 muaj, shoqatat: Të vendoset dënimi me vdekje

17:02, 12/02/2019
A+ Aa A-

Vrasjet e grave në familje kanë kulmuar në fillim të këtij viti.

Në një muaj, 6 gra janë vrarë prej bashkëshortëve apo të afërmve.

Shoqatat që janë në mbrojtje të grave e konsiderojnë shifrën alarmante.

Sevim Arbana, Kryetarja e Shoqatës ‘Në dobi të gruas’, e shikon dhunën ndaj grave, e cila po shkon deri në ekstrem, si një problem që vjen nga mungesa e edukimit.

Arbana kërkon reagimin e grave të gjithë shoqërisë, por në veçanti të instancave shtetërore, për shtimin e masave mbrojtëse dhe ashpërsimin e ligjit deri në dënimin kapital.

Ndryshimi i strategjisë për mbrojtjen e grave, mos dërgimin e tyre në strehëza, por largimin e burrave agresorë nga shtëpia është një tjetër rekomandim që shoqatat në mbrojtje të grave kërkojnë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco