Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Ultimatumi i banorëve të Laknasit: Furnizim më ujë ose bllokojmë pompat

Ultimatumi i banorëve të Laknasit: Furnizim më ujë ose bllokojmë pompat

12:25, 11/02/2019
A+ Aa A-

Banorët e Laknasit janë hedhur në protestë kundër Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës (UKT) në orët e para të mëngjesit.

Edhe pse stacioni i pompave ndodhet në territorin e Kamzës, 11 mijë banorët nuk marrin shërbimin nga kjo ndërmarrje dhe fakti është që 70% e qytetarëve të Laknasit nuk furnizohen fare me ujë, ndërsa për 30% të tyre, uji në çezmat iu shkon vetëm 20 minuta në ditë me orare të papërcaktuara. Kjo situatë e krijuar ka nxjerr sot banorët në rrugë duke reaguar ashpër ndaj sjelljes së UKT dhe në mënyrë ultimative kanë kërkuar reagimin urgjent duke lënë afat 6 ditor që t’u kthehet përgjigje kërkesave të tyre. Nëse brenda këtij afati kohor, banorët do të ndeshin indiferencën e UKT, atëherë ata do të përshkallëzojnë protestën deri në bllokimin e stacionit të pompave.

Për realizimin e kërkesa të tyre, banorët kanë bërë dhe një peticion drejtuar Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë . Kërkesat e banorëve të Laknasit janë krejt legjitime, madje bazuar dhe në ndarjen e re territoriale, ato duhej të kishin gjetur zgjidhje më kohë.

Përballë indiferencës së UKT,  banorët e Laknasit janë të vendosur t’i dalin zot fatit të tyre të furnizimit më ujë dhe janë të vendosur që kërkesat e tyre të zgjidhen. Banorët nuk tolerojnë të jenë pa ujë të pijshëm kur me 4 pus-shpimet e Laknasit furnizohet një pjesë e Tiranës nga Lapraka në Kombinat.

Kërkesat e banorëve të Laknasit:

Furnizim të plotë më ujë të gjithë familjeve me ujë të pijshëm
Riparimin e rrjetit ekzistues për faktin pasi ujërat derdhen në sipërfaqe në rrugët e zonës
Kalimin e stacionit të pompave në administrim të Ujësjellës Kanalizime Kamëz

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco