FOTO/ U zbulohet ferma e kanabisit në Angli, arrestohen 4 shqiptarët/ Emrat

FOTO/ U zbulohet ferma e kanabisit në Angli, arrestohen 4 shqiptarët/ Emrat

14:36, 04/02/2019
A+ Aa A-

Një operacion i gjërë për të goditur krimin e organizuar e ka çuar policinë britanike në shtatë shtëpi, ku u gjetën 500 mijë paund kanabis dhe u bënë 5 arrestime.

Katër nga të arrestuarit ishin shqiptarë dhe zbulimi u bë pasi një helikopter që përdorte teknologjinë e kërkimit të nxehtësisë, zbuloi gjashtë ferma kanabisi.

Bastistja e fermave, të gjitha në zonën e Peterborought, u pasua nga një numër urdhrash për arrestime në qytet, të premten, mëngjesin e 1 shkurtit.

Rreth 50 oficerë policie në Peterborought, të mbështetur nga kolegë të departamenteve speciale dhe emigracionit, hynë në të shtatë adresat e dhëna në zonën Bretton në kuadrin e goditjes së rrjeteve të drogës të grupeve të krimit të organizuar.

Më shumë se 571 bimë kanabisi në faza të ndryshme rritjeje u konfiskuan me një vlerë prej 500 mijë paundësh; dy kilogramë ishin në gjendje të thatë.

Pesë burrat e arrestuar ishin të moshave 19, 22, 23,27 dhe 49 vjeç. 19-vjeçari dhe 49-vjeçari janë lëshuar, por do të jenë në hetim.

Të arrestuarit janë: Adrian Pepaj, 22 vjeç, nga Brookfurlong, Bretton, i akuzuar për mbajtjen e dokumenteve të rreme të identifikimit. Kledian Lezhaj, 27 vjeç, nga Swanspool, Bretton dhe Sokol Sakuta, 23 vjeç, nga Drayton, Bretton, të dy të akuzuar për prodhim kanabisi./ar.sh/SYRI.NET

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco