Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

Pronarit të lokalit të cilit ju vunë 200 gr tritol, dy muaj më parë i plagosën djalin. Emri

Pronarit të lokalit të cilit ju vunë 200 gr tritol, dy muaj më parë i plagosën djalin. Emri

09:06, 31/01/2019
A+ Aa A-

Një sasi prej 200 gram tritol ishte vendosur në hyrje të një lokali në lagjen "Pavarësia" të Vlorës. Ngjarja dyshohet se është zhvilluar gjatë natës.

Eksplozivi ishte me fitil dhe ishte vendosur në hyrje të lokalit në pronësi të Adriatik Brahimit, por për fat të mirë nuk ka shpërthyer.

Pas konstatimit të pakos, menjëherë janë njoftuar ekspertët, të cilët kanë përckatuar llojin e lëndës plasëse.

Mësohet se Adriatik Brahimit në nëntor të vitit të kaluar i plagosën djalin, B.Brahimi.

18-vjeçari u plagos me armë zjarri në lulishten e Universitetit të Vlorës, ndërsa si autor u identifikua shtetasi E. B. 18 vjeç.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco