Në Pukë vetëm një prokuror, bllokohet organi i akuzës

Në Pukë vetëm një prokuror, bllokohet organi i akuzës

14:20, 30/01/2019
A+ Aa A-

Në Prokurorinë e Rrethit të Pukës nuk ka asnjë prokuror përveç drejtueses së organit të akuzës, Elidjana Kasa. 

Prokurorja e Pukës i ka dërguar eprorëve të saj një leter ku shpreh shqetësimin se nuk po hetohen më ngjarjet kriminale për shkak të kapaciteteve të reduktuara në burime njerëzore që ka kjo prokurori.

Ajo i drejtohet kryetarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi përmes një letre dhe shpreh shqetësimin e mos plotësimit të organikës në këtë institucion.

Elidjana Kasa i referohet urdhrit të Prokurorit të Përgjithshëm të datës 31.01.2018 që Prokuroria e rrethit gjyqësor Pukë të ketë tre prokurorë, por shton se që pas transferimit të një prej prokurorëve, më datë 08.01.2018 në këtë prokurori ka mbetur vetëm ajo, drejtuesja.

Duke pretenduar se ngarkesa në punë është e madhe dhe e papërballueshme për një prokuror të vetëm Elidjana Kasa kërkon plotësimin e vendeve bosh.

Po ashtu ajo thotë se për shkak të lidhjeve fisnore, duke qenë nga Puka, e ka të vështirë të ushtrojë funksionin e saj në disa procedime apo arrestime në këtë qytet.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco