Shqiptari shkon ‘për pushime’ në Francë dhe përfundon në burg

Shqiptari shkon ‘për pushime’ në Francë dhe përfundon në burg

23:31, 24/01/2019
A+ Aa A-

Një 29-vjeçar shqiptar këtë të enjte rreth orës 15:30, doli përpara Gjykatës së Qarkut Annecy në Francë i akuzuar për trafik droge. Ai kishte mbërritur në Francë disa ditë më parë, por 29-vjeçari ishte ndaluar më 22 janar në një hotel në Seynod.

Përpara se të ndalohej në dhomën e hotelit ai ishte parë duke i shitur lëndë narkotike një konsumatori në anën e rrugës Creuse, por kishte arritur t’i ikë policisë. Policia kishte kryer hetime të mëtejshme ku kishin zbuluar se ai qëndronte në një hotel.

Shqiptari me të parë policinë kishte hedhur pakon e drogës nga dritarja e hotelit duke pretenduar se ishin cigare. Në qese  kishte pasur 5 gramë kokainë. Nga shitja e lëndës narkotike, ai do përfitonte një shumë prej 210 Euro, si dhe në dhomë iu gjetën edhe dy telefona.

Përpara drejtësisë së Francës shqiptari i mohoi faktet dhe akuzat. Ai është shprehur se kishte shkuar për pushime në Annecy.  Ai gjithashtu tha se kishte një kushëri në Tuluz pa e ditur adresën e saktë të tij. Ai mohoi faktet për të cilat ishte akuzuar.

“Nuk di ç’të them, nuk e di pse jam në paraburgim”, tha ai në seancë.

Por edhe nga autoritetet në Shqipëri, ai akuzohej për trafik kanabisi.

Në fund të seancës, gjyqtarët vendosën ta dënonin me një vit burg si dhe me një urdhër depozitimi ku atij nuk do t’i lejohet të shkelë më në territorin francez.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco