Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Vrasja në Korçë, Policia jep detajet e para, ja shkaku

Vrasja në Korçë, Policia jep detajet e para, ja shkaku

22:12, 17/01/2019
A+ Aa A-

Një person është vrarë me armë zjarri në qytetin e Korçës. Ngjarja ka ndodhur sonte në mbrëmje në periferi të qytetit. Mësohet se viktima, mashkull rreth të 30-ave ka humbur jetën rrugës për në spitalin e Korçës, ku po transportohej menjëherë pas ngjarjes.

Dyshohet se para ngjarjes, ka pasur sherr në një lokal mes viktimës dhe autorit.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 10 të qytetit. Ngjarja ka ndodhur në rrugën e një zonë të banuar.

Viktima është ekzekutuar me një plumb në syrin e majtë dhe ka ndërruar jetë në vend. Ai është gjetur i shtrirë në tokë ndërsa është lajmëruar policia dhe ambulanca. Ende nuk është identifikuar pasi nuk dispononte asnjë mjet identifikues.

Ndërkohë forca të shumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes në periferi të qytetit të Korçës, të cilat po punojnë për zbardhjen dhe identifikimin e rrethanave të ngjarjes.

Informacion paraprak i Policisë

Pak minuta më parë, rreth orës 21:25, në lagjen nr 10 në Korçë, është vrarë dyshohet me armë zjarri një shtetas rreth 30 vjeç, ende i paidentifikuar.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti që viktima ka pasur me autorin e ngjarjes.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco