Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Çifti nga Tirana grabit 500 mijë euro prona dhe arratisen në Amerikë. Emrat

Çifti nga Tirana grabit 500 mijë euro prona dhe arratisen në Amerikë. Emrat

16:38, 16/01/2019
A+ Aa A-

Një çift bashkëshortësh, kanë arritur që me anë të mashtrimit të vjedhin prona me vlerën e 500 mijë eurove.

Pas zbulimit të kësaj afere, çifti Çala besohet të jenë arratisur në Amerikë.

Ndaj shtetasve Bashkim dhe Fiqirete Çala janë bërë 7 kallëzime penale për të njëjtën akuzë.

Për këtë arsye, prokuroria e Tiranës ka kërkuar masën e sigurisë "arrest me burg" ndaj tyre nën akuzën e mashtrimit me pasoja të rënda.

Kërkesa e Prokurorisë

  1. Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i KPP, ndaj shtetasit:  Bashkim Çala, lindur ne Berat dhe banues ne Tirane, i padënuar, për veprën penale të “Mashtrim me pasoja të renda i kryer në bashkëpunim”, të parashikuar nga neni 143/3 i Kodit Penal.
  2. Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i KPP, ndaj shtetasit: Fiqirete Çala, lindur dhe banues ne Tirane, i padënuar, për veprën penale të “Mashtrim me pasoja të rënda i kryer në bashkëpunim”, të parashikuar nga nen 143/3 i Kodit Penal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

krasasi tp19/01/2019 18:34

Per llogari te kujt punonte ky zoterija.A ka qen i pajisur me liçense.Çfare pronash ka te rregjistruara ne hipoteke ne emer te tij, apo te dhuruara djalit, i cili prej vitesh jeton ne SHBA.Nese gjthçka eshte pasoje e tjetersimit te pronave te te tjereve dhe si ja ka arritur kesaj?. Me ndihmen e Bashkise,apo me ndihmen e Hipotekes, te ATP,te AITPP, te Noterise, apo te te pestave bashke?.Mos edhe ligji per Kadastren Shteterore si koperativizim i te gjitha te permendurave me siper, synon me se shumti, pikerisht mbylljen e te gjitha "vrimave" te hapura nga profesorat e Bashkim Çales me shoke.

Shto koment

Denonco