Lajmi i fundit

Skandal i ri/ Edi Ramës i del emri në një tjetër dosje trafikantësh droge, ‘Shqiponja e zezë’

Zbulohen skema, ja si u vra shqiptari në burgun grek, identifikohen autorët

Zbulohen skema, ja si u vra shqiptari në burgun grek, identifikohen autorët

20:35, 15/01/2019
A+ Aa A-

Shqiptari i vrarë në burgun grek Arbër Bako nga një shqiptar tjetër dhe një grek, ka plot 17 plagë në turp.

Ai është qëlluar me thikë në qafë dhe në gjoks dhe autori është i burgosuri shqiptar, ndërsa 24-vjeçari grek është bashkëpunëtor.

Mediat greke shkruajnë se dy autorët kanë dënime të gjata në burg.

Arben Bako, i cili ishte i njohur si "Tamtakos" sapo ishte transferuar në burgun e Korydallos, ku pritej të niste procesi gjyqësor për vrasjen e Zafiropoulos. Siç është filmuar nga kamerat e sigurisë së burgut, viktima dhe autori ishin ulur në një nga stolat në repartin e 5-të burgut, ku ka pasur mosmarrëveshje midis tyre të shoqëruara me të bërtitura dhe papritmas i burgosuri grek e kap atë pas shpine, duke i mbajtur duart. Në të njëjtën kohë, i burgosuri tjetër shqiptar nxjerr një thikë të improvizuar duke e goditur në mënyrë të njëpasnjëshme në qafë dhe gjoks, duke e vrarë në vend.

Besohet se mosmarrëveshjet midis dy shqiptarëve lidhen me vrasjen e avokatit grek. Shqiptari 33-vjeçar është akuzuar për nxitjen e vrasjes së Zafeiropoulos dhe burimet e policisë thanë se ai kishte mosmarrëveshje me Bakon, me shumë gjasë për rastin, procesi gjyqësor për të cilin nisën të mërkurën.

Vrasja e Bakos ka të bëjë me hakmarrje në bazë të luftës së përgjakshme të pashpallur të "godfathers" të natës.

Ndërkohë, dy të burgosur u paraqitën para një prokurori të martën, nën masa të rrepta sigurie, pas vrasjes së 36-vjeçarit shqiptar, Arbër Bako, gjithashtu i burgosur.

"Kathimerini" shkruan se dy të dyshuarit, një 33 vjeçar shqiptar dhe një grek 24-vjeçar, akuzohen për vrasje dhe posedim të paligjshëm të armëve.

Bako u transferua nga burgu Domokos në Greqinë qendrore për në burgun Korydallos , ku do të zhvillohej procesi gjyqësor për vrasjen e avokatit Michalis Zafeiropoulos në Athinë në tetor 2017.

Ndërsa ai u largua nga gjykata të martën, 33-vjeçari tha se kurrë nuk është i implikuar për vrasjen e Zafeiropoulos.

Përveç kësaj, Bako në maj 2017 ishte përpjekur për të vrarë brenda burgut një të burgosur tjetër në këmbim të parave nga një tjetër i burgosur që kishte mosmarrëveshje me një grek. Përpjekja që nuk rezultoi e suksesshme shkaktoi armiqësi midis Bakut dhe porositësit, pasi shqiptari i kërkoi të gjitha paratë për "kontratën e vrasjes", ndërsa porositësi refuzoi për shkak se "misioni" nuk kishte përfunduar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco