Vrau ish gruan, shtyhet mbrojtja për Fadil Kasemin, administrohen provat shkresore

Vrau ish gruan, shtyhet mbrojtja për Fadil Kasemin, administrohen provat shkresore

12:31, 08/01/2019
A+ Aa A-

Shtyhet mbrojtja për Fadil Kasemin, i cili akuzohet për vrasjen e ish-bashkëshortes gjyqtare, Fildes Hafizi. Shkak është bërë avokati i tij Ilia Ilia.

Ky i fundit nuk kishte përgatitur konkluzionet përfundimtare pasi kishte qenë jashtë vendit për arsye shëndetësore.

Gjykata i rrëzoi  dhe kërkesën e avokatit për përjashtim të trupës gjykuese.

Gjithashtu gjykata mori në administrim provat shkresore për gjendjen psiqike të Fadil Kasemit si dhe foto ku tregoheshim marrëdhëniet familjare.

Seanca e radhës u vendos për në 17 janar, ora 10:00.

Ndërkohë që Prokuoria për krime të rënda ka kërkuar burgim të përjetshëm për Fadil Kasemin, i cili akuzohet për vrasjen e ish-bashkëshortes gjyqtare, Fildes Hafizi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco