Kapen 11 kg heroinë/ Kaluan nga Shqipëria në Itali

Kapen 11 kg heroinë/ Kaluan nga Shqipëria në Itali

16:16, 07/01/2019
A+ Aa A-

11 kilogramë heroinë e pastër, e fshehur në një rrënojat e një muri, në një fshat midis Putifigarit dhe Algheros, është gjetur nga karabinierët italianë.

Droga ishte e ndarë në pako të vogla e cila e shitur në tregun “e pakicës” arrinte vlerën e mbi 8 milion euro. Carabinierët e Carbonia e gjetën dhe bllokuan drogën në bashkëpunim me kolegët nga Alghero, të cilët erdhën në vendin e fshehtë pas një sërë hetimesh të përpikta.

Substanca narkotike e tipit "të verdhë" - sigurojnë hetuesit – ishte e një cilësie të jashtëzakonshme dhe patjetër që ishin të destinuara për të furnizuar tregun e drogës në të gjithë Sardenjën.

Ngarkesa, e fshehur në atë që quhet "dyqani më i madh i drogës në ishull", ka ardhur me siguri nga deti, sidomos duke pasur parasysh faktin se vendi ku u gjet ajo, ndodhet disa hapa nga bregu, ku është e lehtë të arrihet me një varkë.

Dyshimet janë që drogë të ishte sjellë aty nga një anije e pajisur plotësisht për lundrim dhe ulje të lehtë pranë bregut.

Gjithashtu për shkak se 11 kg kokaine janë prodhuar në Pakistan - sigurojnë hetuesit e karabinierëve – ajo ka mbërritur së pari në Itali dhe pastaj në Sardenjë, duke ndjekur rrugën e famshme të vendeve Lindore, në veçanti duke kaluar së pari nga Shqipëria.

Pastaj ndalet në Itali, ku një pjesë është shitur dhe më vonë mbërrin nga deti në Sardenjë, në një zonë të pakontrolluar disa hapa nga deti, në fshatrat e Alghero.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco