Festat e fundvitit, fluks udhëtarësh në doganën e Kapshticës

Festat e fundvitit, fluks udhëtarësh në doganën e Kapshticës

10:57, 23/12/2018
A+ Aa A-

Në prag të festave të fundivitit, pika kufitare e Kapshticës ka pasur fluks emigrantësh ditët e fundit.

Vetëm dje, në Kapshticë kanë hyrë plot 6896 shtetas shqiptarë edhe të huaj, ndërkohë që kanë dalë 2793 të tjerë. Për të menaxhuar fluksin, autoritetet doganore po punojnë me 7 sportele, 4 në hyrje dhe 3 në dalje.

Për pikat kufitare të Kapshticës dhe Kakavijës, një fluks i tillë në këtë periudhë është i zakonshëm pasi shumë shtetas shqiptarë që jetojnë në Greqi rikthehen në vendlindje për të kaluar festat me familjarët e tyre. 


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco