Rafineri kokaine në Itali, shqiptari tenton arratisjen me Toyota, plagos karabinierin

Rafineri kokaine në Itali, shqiptari tenton arratisjen me Toyota, plagos karabinierin

10:27, 23/12/2018
A+ Aa A-

Një shqiptar u arrestua nga policia italiane pasi u kap me kokainë.

46-vjeçari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur nga mediat italiane, por thuhet se është rezident në Montegirgioa, u arrestua si pasojë e një operacioni masiv të policisë në Fermano, me përfshirjen e karabinierëve edhe të Montegiorgio me mbështetjen e një helikopteri nga Pescara.

Shqiptari shmangu një pikë kontrolli të karabinierëve duke bërë manovra të rrezikshme me makinën e tij Toyota e për pasojë, një karabinier pësoi një plagë në dorë dhe në këmbë.

Forcat e policisë mundën të arrestojnë më tej shqiptarin, dhe pasi zhvilluan një kontroll në një vilë jashtë Montegiorgio, u gjet një rafineri artizanale për përpunimin e kokainës, ku u gjetën 400 gram kokainë dhe një gram drogë e përpunuar e ndarë në doza.

Gjithashtu, aty u gjetën lëndë prerëse të kokainës, peshore si dhe mjete të ndryshme për paketimin dhe 500 euro.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco