VIDEO/ Arrestohen dy shqiptarë në Itali, u gjejnë vepra arti e objekte të çmuara

VIDEO/ Arrestohen dy shqiptarë në Itali, u gjejnë vepra arti e objekte të çmuara

16:34, 15/12/2018
A+ Aa A-

Policia italiane ka prangosur dy shqiptarë me banim në provincën e Casertërs, me akuzën e grabitjes së disa banesave. Në banesat e tyre janë gjetur vepra arti e objekte të çmuara, frut i aktivitetit të tyre kriminal.

Dy shqiptarët Mersim Muga dhe Aljet Dardha respektivisht 27 e 40 vjeç në bordin e një automjeti tip Fiat “Stilo” nuk kanë ndaluar në post bllokun rrugor të një kontrolli rutinë të Policisë italiane, Pas një ndjekje për disa kilometra, forcat italiane të rendit kanë bllokuar dy shqiptarët në banesat e të cilave janë gjetur mjaft prej sendeve të grabitura ditë më parë.

Ata janë autorët e grabitjes së një banesë në natën e 4 – 5 dhjetorit në komunën e Isernias, nga ku kanë vjedhur 5 vepra arti të disa piktorëve të njohur napolitanë. Gjithashtu në natën e 7 dhjetorit kanë grabitur një tjetër banesë në Caserta.

Në banesat e tyre policia italiane ka sekuestruar gjithashtu 7 çanta të markave të njohura të modës, 9 orë të shtrenjta, varëse e byzylykë floriri, si dhe çelësat e 3 automjeteve të grabitura.

Dy shqiptarët janë vënë në pranga e janë në dispozicion të autoriteteve gjyqësore italiane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco