Sekuestrohen 423 gram heroinë, arrestohen dy persona. Emrat

Sekuestrohen 423 gram heroinë, arrestohen dy persona. Emrat

10:11, 14/12/2018
A+ Aa A-

Eshtë sekuestruar nga policia e Korçës një sasi heroine dhe janë arrestuar dy persona.

Policia e Korçës ka sekuestuar 423.8 gr lëndë narkotike heroinë, një sasi lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sativa, 19 tableta metadoni, si edhe fishekë luftarakë.

Policia njofton se në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë kanë vijuar me kontrolle, si rezultat i të cilave, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë të Marsel Xhakollari, 34 vjeç (i dënuar më parë për "Vjedhje" dhe Ledion Metollari, 36 vjeç,(i dënuar më parë për "Vjedhje me dhunë", të dy banues në Korçë.

Gjatë kontrollit trupor që Policia ka ushtruar ndaj Ledion Metollarit, në lagjen nr 6, (në hyrje të banesës së shtetasit M.Xh) iu gjetën disa doza me lëndë të dyshuar narkotike Heroinë. Gjithashtu në banesën e Marsel Xhakollari, u gjetën dhe sekuestruan me cilësinë e provës materiale:

423.8 gramë lëndë e dyshuar si narkotike e llojit Heroinë (nga e cila 109 copë e ndarë në doza).

19 tableta metadoni.

Një sasi lënde e dyshuar si narkotike Cannabis Sativa.

45 copë fishekë dhe një peshore elektronike.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco