FOTO/ Pas 7 orë operacion, ja si është gjendja e polices që u plagos me kapsolle

FOTO/ Pas 7 orë operacion, ja si është gjendja e polices që u plagos me kapsolle

21:48, 12/12/2018
A+ Aa A-

Efektivja e Policisë, Ina Nuka, e cila mbeti e plagosur pas shpërthimit të një kapsolle në protestën e 22 nëntorit që u zhvillua para Kuvendit, i është nënshtruar sot një tjetër ndërhyrje kirurgjikale, në një spital, në Ankara, Turqi. Pas rreth 7 orësh ndërhyrje kirurgjikale, 24-vjeçarja ia doli me sukses.

Ky fakt është bërë i ditur nga zëdhënësi i Policisë së Shtetit, Genti Mullai.

Mësohet se policja ka humbur gishtin e madh të njërës dorë, duke shpëtuar 4 të tjerë. Për ngjarjen në fjalë u arrestua Daniel Drobaj, i cili u bë pjesë e protestës së banorëve të Unazës së Madhe që protestuan kundër shembjes së banesave të tyre.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco