Policia: Në Vlorë s'ka të zhdukur, janë 'larguar me dëshirë'

Policia: Në Vlorë s'ka të zhdukur, janë 'larguar me dëshirë'

09:51, 01/12/2018
A+ Aa A-

Prokuroria dhe Policia e Vlorës kanë njoftuar sot në Vlorë nuk janë 80 persona të zhdukur, siç u njoftua nga disa media, por janë vetëm 23 të larguar nga shtëpia gjatë 3 viteve të fundit, raste nga të cilat vetëm 4 përmbajnë elementë të veprës penale.

Pavarësisht se mediat i kanë cituar me fakte të zhdukurit, organet zyrtare e kanë shuar alarmin me një njoftim të thatë.

"Në 3 vitet e fundit, 0 thuhet në njoftimin zyrtar,  rezulton se numri total i personave të larguar nga banesa është 23.

në 2016 - 4 shtetas të larguar
në 2017 - 6 shtetas të larguar
ne 2018 - 13 shtetas të larguar

Shumë prej këtyre personave janë larguar me dëshirë nga banesa, por dhe janë rikthyer. Megjithëse të gjitha rastet janë referuar në Prokurori, vetëm për 4 raste në 3 vitet e fundit janë konstatuar elementë të veprës penale dhe janë regjistruar në Prokurori si çështje, e ndërkohë po vijojnë hetimet për gjetjen e tyre."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco