U akuzua për korrupsion, jepet dënimi për gjyqtarin

U akuzua për korrupsion, jepet dënimi për gjyqtarin

11:29, 27/11/2018
A+ Aa A-

Dënohet me 1 vit e 8 muaj burg gjyqtari Shkëlqim Miri, i akuzuar për korrupsion.

Prokurori kërkoi 4 vite dhe me gjykim të shkurtuar u dënua me 1 vit e 8 muaj burg.

Gjyqtari i Apelit Tiranë, Shkëlqim Miri, u arrestua më 10 nëntor nën akuzat për korrupsion. Ndaj tij rëndon akuza se ka marrë ryshfet 30 mijë euro në këmbim të një vendimi më të favorshëm ndaj Gentian Dodës i akuzuar për vrasje në vitin 1997.

Nga kontrolli në banesë, policia gjeti rreth 300 milionë lekë të vjetra. Për këtë shumë gjyqtari Miri ishte shprehur se ishin para të një mikut të tij që do të blinte një pronë në Tiranë, ndërsa pjesa tjetër qenë kursime nga paga.

Gjyqtari Shkëlqim Miri  kërkoi lirinë në Gjykatën e Apelin, por kërkesa e tij u refuzua.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

hakmarrja27/11/2018 12:51

ah te qofsha fale o zot. prit se nuk ka mbaruar. na shkatrrun jeten. ne litar qenin dhe qente e tjere. ilaqe per femijet ju bofshin parate.

Shto koment

Denonco