Dëshmia/ Si e sulmuan policët adoleshentin për ti thyer gishtat

Dëshmia/ Si e sulmuan policët adoleshentin për ti thyer gishtat

11:56, 24/11/2018
A+ Aa A-

Janë zbardhur detaje të reja nga arrestimi i 18-vjeçarit Daniel Dobra mbrëmjen e djeshme në zonën e rrugës së Kavajës.

Pasi e shpallën si autorin e hedhjes së kapsollës që i dëmtoi një gisht polices Ina Nuku, policia është vënë në ndjekje të adoleshentit.

Ai është gjetur në rrugën ‘Babë Rexha’. Dhe aty ka nisur hakmarrja e policëve ndaj 18-vjeçarit.

Daniel Dobra në prani të avokatit ka akuzuar policët se e kanë goditur me grushte e shkelma.

Ai ka akuzuar policët se e kanë qëlluar me shkelma në gishtërinj me qëllim që të ja thyenin si hakmarrje për gishin e Inës.

Avokati ka treguar se djali i ka pasur gishtat e mavijosur dhe është goditur me shqelma në to me qëllim që të ja thyenin në shenjë hakmarrje për policinë.

Veprimet e policisë janë të gjitha të dokumentuara në dosjen e 18-vjeçarit dhe pritet padi ndaj policisë për dhunën kriminale të ushtruar ndaj Dobrës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Emri24/11/2018 13:39

Partia socialiste, duke pare dhe kush jane pjestaret dhe sidomos njerzit e jashtem qe vetem perfitojne (nuk e kam fjalen me therrime me 3 zero mbrapa), duhet te nenshtrohen ne nje trajtim psikologjik te rendesishem dhe profesional. Duket sikur jetojne ne nje bote imagjinare ku vet jane te burgosur ama ne jeten reali ja nxjerrin dufin dhe mllefin e frikes njerzve te tjere. Kjo ceshtja e pronave ku treguan se jane gati ti presin gishtin per hater te ines, tregon se sa kane qene ne pushtet gjerat i kane bere per inat njelloje si Enver Hoxha. C'taksirat kane njerzit te falin pronen e tyre qe te gezoje Salillari dhe miqet e tij ? Kjo eshte semundje e rende. I ie qe je duke perhapur fjale sikur Shqiptaret kane qene innorant gjithe kohes edhe pse kane kundershtuar qe te mandati i pare per vlerat morale dhe integritetin politik qe po i kanosej frymes (?!). Nuk kuptojne duan te imponohen me dhune ? Ups...e kane bere

Xxl24/11/2018 13:07

Nese ka ndodhur keshtu...ata kafshë hakmarrese meritojne nje denim me te ashper se adoloshenti 18 vjecar.

Shto koment

Denonco